PoWER project Kërkesë për Zgjidhje

Data e hapjes së thirrjes: 14 Janar 2019

Afati për dërgimin e zgjidhjeve: 4 Marsh 2019 - Closed

Përshkrim i shkurtër i Kërkesës për Zgjidhje (konteksti, objektivat, etj.)

Projekti PoWER synon përfshirjen e ndërmarrjeve, bizneseve të vogla dhe të mesme, profesionistëve dhe hulumtuesve shkencorë në të gjithë rajonin e Adriatikut dhe Jonit, në identifikimin e zgjidhjeve dhe krijimin e patentave (produkte, shërbime, modele biznesi apo teknologji) për të adresuar problematikat e identifikuara nga projekti në fushën e energjisë.
Zgjidhjet e dërguara do të kalojnë në një proces përzgjedhjeje me dy faza:
  • Niveli kombëtar: një juri me 6 ekspertë që do të formohet në çdo vend ku aplikohet projekti (Shqipëri, Bosnie&Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Itali dhe Serbi) do të përzgjedhë zgjidhjet e dërguara në atë shtet; Vetëm 10 zgjidhje të sugjeruara (max) do të zgjidhen nga çdo shtet dhe do të kalojnë në fazën e dytë të përzgjedhjes;
  • Niveli i projektit: një juri e formuar nga ekspertë të secilit vend pjesëmarrës në projekt do të zgjedhë 10-20 zgjidhjet më të mira.

I gjithë procesi i seleksionimit nuk do të zgjasë më shumë se 45 ditë në total.

Fituesit e kësaj thirrjeje do të kenë Zgjidhjet e tyre të publikuara në Databazën e PoWER për Zgjidhje dhe do të kenë mundësi të ndjekin aktivitetet shoqëruese të PoWER për të ndërlidhur fituesit me aktorë të ndryshëm të zinxhirit të ofertave – duke iu ofruar kështu një vizibilitet të lartë në nivel Evropian si edhe duke iu ofruar mundësi konkrete për biznes.

Për më shumë informacion, ju lutem shkarkoni Udhëzuesin për Thirrjen për Zgjidhje (në fund të kësaj faqeje) si edhe Listën e Nevojave të identifikuara në Porte.

Për më shumë mbështetje në procesin e aplikimit tuaj, ju lutem kontaktoni në:

Listë nevojash

1. Furnizimi me energji i anijeve gjatë kohës së futjes në port
Gjatë qëndrimit për rreth 10 orë në një port, motorrat me naftë të një anijeje të vetme djegin rreth 20 ton naftë dhe prodhojnë 60 ton dioksid karboni. Kjo ndotje është ekuivalente me ndotjen e prodhuar nga 25 makina të masës së mesme në një vit. Këto gazra mund të reduktohen duke menduar për zgjidhje të furnizimit me energji të anijeve në port. Duke u nisur nga zhvillimet e fundit në legjislacion në fushën e mjedisit, shumë porte dhe pronarë anijesh po mundohen të reduktojnë këtë ndotje, në linjë edhe me impaktin e ngrohjes globale. Një alternativë e vlefshme në uljen e ndotjes së agjentëve të ndryshëm është elektrifikimi i vendeve të ankorimit, me fjalë të tjera, ndërtimi i infrastrukturës për të furnizuar me energji elektrike anijet për veprimet e tyre gjatë kohës së ankorimit në port. Megjithatë, një infrastrukturë e tillë kërkon investime të kushtueshme sisteme shpërndarjeje adekuate, si edhe nevojën e prodhimit të energjisë diku tjetër.
Siç është raportuar në titullin e Nevojës, është pra e domosdosshme të sigurohet një zgjidhje teknologjike për elektrifikimin e terminaleve që lejon tejkalimin e barrierave teknlogjike dhe ato të tregut, duke vlerësuar edhe mundësitë alternative për të prodhuar energjinë brenda në port.
2. Shpërndarja efiçente e gazit natyror të lëngshëm në port
3. Mbledhja dhe Analiza e të dhënave mbi Energjinë
4. Përmirësimi i Mikroklimës
5. Nxitja dhe facilitimi i sjelljeve pro efiçencës së energjisë
6. Racionalizimi i hapësirave dhe logjistikës
7. Metoda dhe Zgjidhje për një Shpërndarje më eficente të ajrit të kompresuar dhe ftohësve të lëngësht në procesin e prodhimit
8. Metoda për një rinovim komplet të sistemit të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar
Duke iu referuar të dhënave nga Komisioni Evropian, ndërtesat Evropiane janë kryesisht inefiçente, me 35% të ndërtesave që janë mbi 50 vite të vjetra. Këto ndërtesa, ato publike, rezidencat e banimit apo zyrat janë të karakterizuara nga një sistem ngrohjeje dhe ventilimi jo-efiçent. Përmirësimi i këtij sistemi apo riparimi total janë një ngarkesë mjaft e madhe ekonomike dhe që nënkupton një ndalesë të veprimtarisë së prodhimit apo lëvizjes së njerëzve në banesa të reja derisa të përfundojnë riparimet.
Ashtu siç është raportuar në titullin e Nevojës, është e domosdosshme të prezantohet një metodologji/proces me faza të ndryshme që çojnë drejt një zëvendësimi total ose të pjesshëm të instalimeve të vjetra duke synuar që të mos ketë kosto të madhe financiare dhe të optimizohet teknologjia në bazën e asaj ndërtese. Në këtë kontekst, përdorimi i një burimi tjetër ngrohjeje (si paletat, metani, GNL apo druri) mund të merren në konsideratë.
9. Tre vite kohë për Rikthimin e Investimit
10. Prodhimi i Energjisë diellore në tarracat e ndërtesave me mure dhe tarraca të përbashkëta
11. Menaxhimi Efiçent i Ndriçimit/Mjeteve
12. Ulja e Fuqisë së Pikut (të energjisë) dhe Ulja e Rezistencës Reaktive
13. Zbatimi i Prodhimit të Energjisë nga Burimet e Energjisë së Rinovueshme
14. Energji Zero për Mobilitetin e Turistëve

Shkarkoni listën e identifikuar të nevojave të rastit pilot

Download the questionnaire

A questionnaire was created with the intention of involving local stakeholders directly in the construction of scenarios for PoWER ports; for this reason, we would like to ask you to fill it in with care and attention. Time required is little, but the quality of your contribution will highly affect the overall quality of the final foresight process.
Click here to download the questionnaire

Formulari i aplikimit

Input i pavlefshëm

Invalid email address.

Ju lutemi shkruani emrin tuaj të plotë.

Ju lutemi shkruani numrin tuaj të telefonit.

Ju lutemi shkruani mbiemrin tuaj.

Luteni të shkruani organizatën tuaj.

Input i pavlefshëm

Ju lutemi shkruani adresën e selisë suaj Operative (nëse është ndryshe nga salla e Ligjit)

Ju lutemi shkruani numrin tuaj të Numri VAT

Ju lutemi shkruani adresën e selisë suaj Operative (nëse është ndryshe nga salla e Ligjit)

Ju lutemi shkruani titullin tuaj të propozimit

Invalid Input

Input i pavlefshëm

Input i pavlefshëm

 

Ju lutemi shkruani përshkrimi.

0/1500

Input i pavlefshëm

0/1500

Input i pavlefshëm

Ju lutemi shkruani përshkrimin e propozimit.

Input i pavlefshëm

Input i pavlefshëm

 

Input i pavlefshëm

Invalid Input

Invalid Input

 

(*) : Të gjitha fushat e plotësimit janë të detyrueshme

 

Shkarkoni Mjetin e Kërkesës për Thirrjen Për Propozime

england.png
italy.png
greece.png
serbia.png
croatia.png
bosnia.png
albania.png

Projekti Power

Institute for Construction Technologies – National Research Council of Italy (ITC-CNR)

  • Via Lombardia 49 – San Giuliano Milanese (MI), Italy
  • +39 029806305

Photos of the ports

igoumenitsa.jpg
bari.jpg
rijeka.jpg
durres.jpg
ravenna.jpg
brcko.jpg
Copyright © 2018 PSDI. All rights reserved.